Të njohim përkthyesit tanë: Maniela Sota!

Të njohim përkthyesit tanë: Maniela Sota!

Maniela Sota ka lindur më 19 gusht 1978 në qytetin e Fierit. Ka kryer studimet në Universitetin e Bukureshtit, në degën Gjuhë Letërsi Angleze dhe Rumune.

Është përkthyese dhe autore tekstesh shkollore. Ka qenë drejtuese e Departamentit të Përkthimeve në projekte të ndryshme të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe përkthyese zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë.

Aktualisht është administratore në një studio përkthimi dhe gjithashtu, përkthyese dhe interprete simultane për institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ka përkthyer 32 romane nga anglishtja dhe rumanishtja, si dhe autore e 3 metodave të gjuhës angleze.  “Ëmbëlsia e harresës” me autore Kristina Harmel dhe “E vetmja grua në dhomë” nga Maria Benedict janë dy librat e Shtëpisë botuese “Mediaprint” që Maniela Sota ka përkthyer.

Ka fituar çmimin e dytë për përkthimin më të mirë në Panairin e Librit 2018.