Lider në botime dhe imazh

"Shtyp me cilësi dhe kapacitet të lartë prodhimi"

Shtypshkrimi

Tashmë, shtypshkronja Mediaprint është lider në shtypin e sheshtë dhe atë rotativ. Makineria e re e shtypit rotativ ka bërë të mundur rritjen me 8 herë të kapaciteteve prodhuese duke ruajtur të njëjtin standard cilësie.

Në shtypin e sheshtë, Mediaprint disponon makineri të llojit Heidelberg, lider në botë për prodhimin e makinerive, e cila mundëson realizimin me cilësi të lartë të një shumëllojshmërie produktesh të shtypit komercial.

 

Postshtypshkrimi

Procesi i palosjes, prerjes dhe shërbimeve të tjera të postshtypit janë të automatizuara. Kapacitetet e makinerive ecin paralelisht me kapacitetin e shtypit. Kjo gjë mundëson vazhdimësinë e proceseve të punës pa penguar njëra – tjetrën.

Në Mediaprint është e mundur të realizohen edhe një gamë të gjerë printimesh të sigurisë së lartë (shtypi offset, serigrafik, shtyp i lartë), numratorë dixhitalë, adresim, numërim, etj.

 

Parapërgatitja

I gjithë procesi i parapërgatitjes së shtypit realizohet nga një staf i specializuar në këtë fushë. Printimi në film apo lastër, kontrolli dixhital i ngjyrave, eksponimi konsiderohen tek ne si një nga proceset më delikate dhe të rëndësishme për një rezultat final cilësor