Përshkrimi
Autor: Prof. Dr. Ethem Ruka
ISBN: 978-9928-08-4545
L1,000.00
U deshën 4.7 miliardë vite histori për të prodhuar një miliardë njerëz, 120 vite për t’i dyfishuar në dy miliardë, më pas edhe 100 vite të tjera për të arritur deri në shtatë miliardë. Po mbas 100 vitesh të tjera, çfarë do të ndodhë? E ardhmja mbetet e panjohur. Ajo vetëm mund të parashikohet. E panjohura është burimi i dyshimit dhe frikës, por edhe shtysë për të ecur para. Në këtë kohë kur shkenca dhe teknologjia ecën më shpejt nga sa mendojmë, është e domosdoshme të analizojmë me kujdes produktet e saj, duke parashikuar si të mirat, ashtu dhe rreziqet që e shoqërojnë atë. Njeriu shpiku “veglat” dhe ato përmirësuan njeriun. Ky proces vazhdon edhe në ditët tona. Nanoteknologjia, bioteknologjia, teknologjia e informacionit dhe shkenca konjitive, që merret me studimin e trurit dhe inteligjencën artificiale, po tronditin botën. A do arrijnë ato të riformësojnë të gjitha aspektet e jetës njerëzore dhe të vet njerëzimit? Jemi në sofrën e një debati të madh. Secili prej jush, akademik, filozof, mjek, artist, besimtar, student, mekanik, punëtor a fermer, është i ftuar të jap mendimin e vet. Jemi qenie të lira në mendimet tona e për rrjedhojë kemi edhe mënyrën tonë për të përfytyruar e së ardhmes.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime