SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Të vërtetat që mbartim

L1,120.00

Autorja: Kamala Harris
ISBN: 9789928087638
Nr. i faqeve: 332

Description

Ky libër rrëfen historinë frymëzuese të një gruaje mbi supet e së cilës qëndron shpresa e një kombi të tërë. Kush është kjo grua që do të ndihmojë në formësimin e të ardhmes së Amerikës? Çfarë e nxit atë? Ajo është zëvendëspresidentja e parë grua, por edhe me ngjyrë e SHBA-së. Tanimë, Kamala Harris është edhe kandidate për presidente. Në këtë libër, ajo tregon udhëtimin e saj të pakrahasueshëm me të tjerë si bijë e një emigranteje indiane dhe një Xhamajkani, e cila ia doli të bëhej prokurore e përgjithshme e Kalifornisë, madje edhe si paditëse e kishte parësore drejtësinë sociale. Gjatë kohës së krizës, ajo fitoi betejën me bankat dhe bizneset e mëdha dhe mbrojti interesat e qytetarëve të thjeshtë. Luftoi racizmin duke përforcuar ligjin dhe në mënyrë të vazhdueshme shtyu përpara reformat e sistemit të drejtësisë.

“Të vërtetat që mbartim” është një shkollë më vete për zgjidhjen e problemeve, për udhëheqjen në kohë krizash dhe menaxhimin e këtyre krizave. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, një nga lideret politike më frymëzuese, na paraqet në formë dinamike sfidat e mëdha me të cilat është përballur, urtësitë dhe njohuritë e fituara nga vështirësitë e hasura në karrierën e saj, si dhe na prezanton me shembujt që e kanë inspiruar më shumë në jetë.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Të vërtetat që mbartim”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '