SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Përballë një bote e realiteti sfidues

L1,000.00

Ese, analiza, reflektime
Autor: Aladin Stafa
ISBN: 9789928087928
Numri i faqeve: 148
Çmimi: 1000 lekë
Shtëpia botuese “Mediaprint”

 

Përshkrimi

Leximi i këtij libri është vërtet një befasi. Një nga ato befasitë pozitive që të bëjnë të reflektosh. Një grup esesh, analizash të shkurtra e koncize dhe reflektimesh për ngjarje e zhvillime, në dukje të rëndësishme e në dukje pa shumë lidhje organike me njëra-tjetrën, por me një fill logjik të ndërtuar me kujdes nga një sy i mprehtë e një mendje e hapur dhe e kthjellët.

Gjuha e librit është e thjeshtë dhe mjaft e zgjedhur. Problematika po ashtu. Esetë dhe analizat për lidershipin e sjelljet politike, transformimet ekonomike e sociale në Shqipëri dhe sfidat e sektorëve ekonomikë, si turizmi, modelet e zhvillimit ekonomiko-social të trajtuara në optikën e tranzicionit dhe dilemave të shumta që e shoqëruan atë, raportet komplekse ndërmjet lirisë, demokracisë, medias dhe botës financiare etj., përbëjnë boshtin e reflektimeve të kapitullit të parë të këtij libri.

Ndërkohë, në kapitullin e dytë, evidentohet shqetësimi kryesor, jo vetëm i politikës, por i gjithë popullit shqiptar, veçanërisht i të rinjve, integrimi europian i Shqipërisë dhe sfidat e shumta të lidhura me këtë proces. Sfida që nuk lidhen vetëm me atë se çfarë apo si i bën Shqipëria detyrat e shtëpisë, por lidhen ngushtë edhe me vetë zhvillimet rajonale e atyre brenda BE-së. Aladini e shikon këtë konglomerat problemesh në një vizion e optikë interesante. Emigracioni me gjithë dritëhijet e tij, largimi i trurit dhe i të rinjve të talentuar e të mirëshkolluar, zhvillimet e brendshme në Ballkan dhe Europë, ambiciet dhe padurimi i shqiptarëve për t’u integruar sa më shpejt në BE, “lojërat e politikës“ me këtë proces jetik, tentativat për t‘i dhënë një rol më të madh diasporës jo vetëm si subjekte votuese, por edhe si ura bashkëpunimi në shumë fusha e sektorë.

Për vetë shtrirjen dhe gjerësinë e problematikës, mjaft interesante janë esetë dhe analizat e kapitullit të tretë që kanë të bëjnë me zhvillimet e dilemat me natyrë gjeopolitike. Autori guxon dhe arrin të trajtojë në thellësinë dhe rëndësinë e duhur çështje që lidhen me disa nga zhvillimet më të mprehta e ndikuese në rang global, si trazirat në Lindjen e Mesme, konflikti i pafund Izrael-Palestinë, ndikimet e fenomenit të ngrohjes globale në këtë shekull të ri, ndryshimet që pritet të ndodhin në SHBA dhe botë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ashpërsimi i jetës dhe qëndrimeve politike në disa vende të Europës etj.

 

 

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Përballë një bote e realiteti sfidues”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '