SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Një grua midis dy burrave

L960.00

Autori: Carrie Hooper, Skifter Këlliçi
Roman
ISBN: 9789928087409
Nr. i faqeve: 334 faqe

Description

Nga një anë Kreshniku, biri i një shqiptari të arratisur dhe të mërguar në Amerikë në vitin 1985, që vritet nga banditë duke mbrojtur jetën e një polici. Atij i pëlqen arti, veçanërisht letërsia, që arrin, madje, të botojë me sukses poezitë e para. Përballë tij, Çarli , edhe ai i ri, me të ardhme të sigurtë në fushën e shkencës. Midis tyre, Meri, vajzë që pret të bëhet doktoreshë, e fejuar me Çarlin, por që zbulon te Kreshniku, djaloshin me fëmijëri të zymtë e virtyte të rralla. Jetim, i adaptuar nga një mik amerikan i babait të tij, i cili ishte kumarxhi dhe sarhosh, ku për shkak të tij Kreshniku bie në rrjetën e një bosi të trafikut të drogës.
Këtu nis dëshira e zjarrtë e Merit, tanimë e dashuruar pas Kreshnikut, që ta shkëpusë atë nga kjo botë plot rreziqe dhe nga kërcënimi i ashpër i atyre që kërkojnë, kundër dëshirës së tij, ta mbajnë rob të drogës, dhe, nga ana tjetër, kërcënimi i ligjit, gjithnjë i pamëshirshëm, që e ndjek hap pas hapi.
Me ngjarje të vrullshme, plot të papritura, intriga, pabesi, lexuesi shtyhet ta lexojë me kërshëri këtë roman me temë amerikano-shqiptare, shkruar nga dy autorë, njëri shqiptar dhe tjetra amerikane.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Një grua midis dy burrave”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '