Përshkrimi
“Në fije të jetës” është një roman enigmatik dhe tronditës, që të zhyt në një realitet të padëgjuar më parë, në një botë ku çdo individ, në një çast të caktuar të jetës, merr një kuti misterioze. Brenda kësaj kutie gjendet fati i gjithsecilit: një fije, gjatësia e së cilës simbolizon se sa kohë i ka mbetur për të jetuar. Gjithkush vendoset përballë një dileme ekzistenciale: të përballet me realitetin e përcaktuar apo të jetojë me pasigurinë.
Kjo botë magjepsëse ndjek jetët e disa personazheve të cilët janë të detyruar të përballen me këtë zbulim rrëqethës. Disa gjejnë qetësi dhe forcë për të jetuar çdo çast, si një dhuratë, ndërsa të tjerët mbërthehen nga ankthi, frika dhe përballja me të panjohurën. Tregimi, me një ndjeshmëri të thellë, eksploron dashurinë, humbjen dhe pasigurinë, ndërsa personazhet përpiqen të zbulojnë çfarë do të thotë të jetosh me vetëdijen e kohës së kufizuar.
Por, kush i krijoi këto kuti? Pse disa njerëz kanë një jetë të gjatë dhe të pafundme, ndërsa të tjerët janë të destinuar për të jetuar nën hijen e vdekjes së hershme? Dhe çfarë do të ndodhë kur disa prej tyre të përpiqen të sfidojnë fatin e vet, duke eksploruar limite që asnjë njeri nuk duhet të kalojë?
Përplot kthesa të papritura, zbulime të errëta dhe një tension që rritet në çdo faqe. “Në fije të jetës” nuk është thjesht një histori mbi jetën dhe vdekjen por është një udhëtim drejt zemrës së fateve të paqarta. Ky roman jo vetëm do t’ju mbajë të mbërthyer, pasi misteri vetëm sa thellohet, duke tërhequr lexuesin në një vorbull ku përgjigjet janë gjithnjë një hap larg, por kurrë plotësisht të arritshme. Por mbi të gjitha, do t’ju lërë me një nga dilemat më të mëdha të jetës suaj: Po ti a do ta hapje kutinë tënde?
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime