Përshkrimi
Dy gra. Shumë pseudonime.
Meg Uilliams. Megi Litëllton. Melodi Uajlld. Emra të ndryshëm për të njëjtin person, në varësi të qytetit, në varësi të punës. Ajo është një mashtruese profesioniste, që fshin identitetin e saj dhe vesh një tjetër, sipas nevojave: herë studente, herë trajnere dhe herë agjente imobiliare. Asgjë rreth saj nuk është e vërtetë. Ajo rrëshqet rreth teje dhe të thotë saktësisht atë që duhet të dëgjosh… derisa të kesh humbur gjithçka.
Keti Roberts ka pritur dhjetë vjet për gruan që ia ktheu jetën përmbys. Tani që është kthyer, Keti është e vendosur t’ia çjerrë maskën. Por ndërsa dy gratë afrohen më shumë, supozimet e kahershme të Ketit fillojnë të bien një nga një, duke i vënë në dyshim se cili është qëllimi i vërtetë i Megit.
“Mashtrimi” është një thriler familjar, që zhytet thellë në psikikën dhe motivimet e dy grave dhe në kërkimin e tyre të palëkundur për të vënë drejtësi për të shkuarën dhe për të rishkruar të ardhmen.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime