Description
Romani “Frymë të vdekura” trajton realitetin e shoqërisë ruse të shekullit XIX, duke goditur me sarkazëm dhe ironi burokracinë, korrupsionin dhe moralin e kalbur të klasës pronare dhe të shtresës zyrtare. Gogoli përdor një koncept absurd, blerjen e “frymëve të vdekura”, pra, të emrave të fshatarëve të vdekur që ende figurojnë në regjistrat zyrtarë, për të nxjerrë në pah absurditetin e sistemit social dhe administrativ. Mesazhi është i qartë, një shoqëri që funksionon me mashtrim dhe hipokrizi, është e dënuar të kalbet nga brenda.
Reviews
There are no reviews yet.