“Mediaprint”, një ndihmë e madhe për gjithë mësuesit!
Shtëpia botuese “Mediaprint”, rreth dy dekada më parë, e nisi aktivitetin duke ardhur në treg si fillim me botimin e librave shkollorë, e për të vazhduar më pas me librat për fëmijë e artistikë.
Nga viti në vit, në një garë me veten, “Mediaprint” ka zgjedhur që me punë, përkushtim e shumë profesionalizëm të sjellë më të mirën për nxënësit, mësuesit dhe të gjithë ata që librin e kanë mikun e tyre më të mirë.
Një nga gjërat që kompania ndihet tejet krenare, është fakti që punën e gjithë mësuesve e ka bërë më të lehtë, me anë të ndihmës që ka afruar me librat e mësuesve, planet mësimore, testet, etj.. Ndërkohë tekstet shkollore ofrojnë metoda bashkëkohore të të nxënit, integrim ndërlëndor, nxitin mendimin krijues dhe kritik, gjithashtu punën në grup.
Suksesi i “Mediaprint”, në një farë mënyre, është i garantuar edhe falë autorëve me të cilët bashkëpunon, të cilët pa hezitim e zgjedhin, për të nxjerrë në dritë produktin që ata duan.
Kompania sikurse ka treguar ndër vite, do të vazhdojë të punojë fort për të sjellë më të mirën, duke ecur nën hapat që koha e teknologjia kërkon..