“Gruaja brenda meje”, një nga 5 librat më të shitur gjatë janarit!

“Gruaja brenda meje”, një nga 5 librat më të shitur gjatë janarit!


Libri i Britney Spears, “Gruaja brenda meje”, ka rrëmbyer zemrat e lexuesve jo vetëm në botë, por edhe në vendin tonë.

“Gruaja brenda meje” erdhi në gjuhën shqipe në një kohë rekord falë Shtëpisë botuese “Mediaprint” dhe përkthyeses Margarita Skënderaj, dhe të gjithë shqiptarët patën mundësi të kenë në duar kujtimet e yllit botëror të pop-it.

Së fundmi, libraria “Adrion” ka publikuar në rrjetin social Instagram, 5 librat më të shitur gjatë muajit janar dhe një prej tyre është padyshim libri i Britney Spears, “Gruaja brenda meje”.

Në librin “Gruaja brenda meje”, Britney zbulon udhëtimin e jashtëzakonshëm dhe forcën që ka patur për t’i mbijetuar jetës së saj tejet të trazuar, duke përfshirë konservatorin 13-vjeçar që iu vendos në vitin 2008, marrëdhënien me familjen, si dhe historitë e dashurisë me ish-partnerët e saj.