Fletore pune për nxënësit që dëshirojnë të punojnë në mënyrë të pavarur!

Fletore pune për nxënësit që dëshirojnë të punojnë në mënyrë të pavarur!


Për të gjithë nxënësit të cilët duan të punojnë në mënyrë të pavarur, Shtëpia botuese “Mediaprint” në bashkëpunim me autore të njohura ka botuar fletoret e punës për lëndët; Kimia 8, Matematika 1, Matematika 6 dhe Matematika 8.

Këto fletore pune iu vijnë në ndihmë të gjithë nxënësve, pavarësisht se me cilin tekst punojnë në shkollat përkatëse.

“Fletore pune Kimia 8”, i cili vjen nga autoret Aishe Karaj dhe Irena Kotobelli, ka në mënyrë të shkurtuar konceptet kryesore të lëndës, modele ushtrimesh të zgjidhura dhe ushtrime të pazgjidhura në mënyrë që nxënësit të provojnë veten në mënyrë të pavarur. Ndërkohë në fund të çdo kapitulli ka teste.

“Fletore pune Matematika 1”, i cili vjen nga autoret Dituri Malaj dhe Emiralda Yzeiri, përmban ushtrime për përpunimin e njohurive, lojëra matematikore dhe teste për të provuar njohuritë.

Ndërsa fletoret e punës “Matematika 6” dhe “Matematika 8”, me autore Dituri Malaj dhe Shpresa Bici, përmbajnë ushtrime, udhëzime, zgjidhje dhe teste kontrolli, detyra për portofol, projekte etj..