SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Fortesa e fundit truri dhe mendja

L960.00

Titulli: Fortesa e fundit, truri dhe mendja: nga gjuha e neuronet te inteligjenca artificiale
Autori: Prof. dr. Ethem Ruka
ISBN: 9789928088529

Description

Truri ka qenë gjithmonë një enigmë magjepsëse për njerëzimin, një univers i brendshëm që zbulohet ngadalë, por kurrë plotësisht. Ky botim është një përpjekje për të ndjekur gjurmët e tij, nga origjina biologjike e deri te ndërveprimi i sotëm me inteligjencën artificiale, me një synim të vetëm: të kuptojmë më mirë veten në epokën, kur teknologjia rrezikon ta riformulojë përkufizimin e asaj, se çfarë do të
thotë të jesh njeri.
Në botën, ku kufijtë mes natyrës dhe makinës po fshihen, ku inteligjenca artificiale sfidon dhe plotëson atë njerëzore, ku telepatia teknologjike dhe ndërfaqet tru-kompjuter po na afrojnë në një realitet që dikur dukeshin si fantazi, pyetjet e mëdha janë më të domosdoshme se kurrë: A do të mbajmë dot kontrollin mbi mendjet tona? A do të ruajmë identitetin dhe lirinë tonë? Apo do t’i nënshtrohemi një
epoke ku makina do të përcaktojë fatin tonë?
Ky libër është një ftesë për reflektim të thellë dhe debat qytetar, një thirrje për të mos u dorëzuar para entuziazmit të shpejtë për teknologjinë, por për të kërkuar një rrugë që respekton thelbin e identitetit njerëzor. E ardhmja është një bast që duhet ta luajmë me përgjegjësi, me dije dhe me guxim.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Fortesa e fundit truri dhe mendja”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '