Pse fëmijët duhet të lexojnë në vargje? 4 sugjerime librash për të shtrenjtët tuaj!
Është shumë e rëndësishme që fëmijëve që në vegjëli, t’u mësojmë ta duan librin. Dhe një dashuri e tillë nuk mund të kultivohet ndryshe, veçse duke ju lexuar pjesë nga libra të ndryshëm që kur janë fare të vegjël, dhe më pas kur fillojnë të rriten t’i shtyjmë ata drejt të lexuarit vetë.
E veç tregimeve apo përrallave, duhet patjetër t’u lexojmë fëmijëve në vargje, pasi përfitimet që marrin pas, janë të mëdha. Rima, muzikaliteti dhe ritmi i vargjeve do të nxisin imagjinatën dhe do të ngjalli tek ata ndjenjën e kënaqësisë. E bashkë me këtë të fundit, do të përfitojnë nga mesazhet që librat për fëmijë përçojnë. Të lexuarit me rimë ka ndikim të madh edhe në zhvillimin më shpejt të të folurës.
Shtëpia botuese “Mediaprint” ka disa libra shumë të bukur në vargje të qëndisur plot figura letrare, të cilët ushqejnë ndjenjën e së bukurës, së mirës dhe njerëzores. Po ashtu këto libra pasurojnë imagjinatën, nxisin ndjenjën e dashurisë për familjarët, edukimin e tyre, mirësjelljen, respektin etj..
Këto botime kanë edhe ilustrime, të cilat fëmijët i pëlqejnë dhe argëtohen pamasë me to.
4 librat që sugjerojmë për fëmijët tuaj janë:
Libri “Alfabeti i bletës”, me autor Xhahid Bushatin dhe ilustruar nga Blegina Bezo, sugjerohet për fëmijë të moshës 4+. Libri ka 4 kolazhe poetike. Vargjet e bukura i ftojnë fëmijët ta duan dhe ta mbrojnë natyrën si një pasuri të çmuar!
Libri “O trumcak bredharak”, një tjetër libër i Xhahid Bushatit, me ilustruese Ledia Kostandinin, sugjerohet për fëmijë të moshës 6+. Ky është një përmbledhje poetike për fëmijë, poezitë e së cilës u këndojnë zogjve, pyjeve, hënës, yjeve, valëve dhe natyrës që rrethon fëmijët.
Libri “Jona dhe deti”, me autor Zimo Krutaj, përshkruan befasitë e ndodhitë e ditës së parë të vogëlushes buzë detit, në një lojë reale e imagjinare, ku shkrihet koha dhe hapësira. Jona, në udhëtimin imagjinar të saj mes për mes detit, takon personazhet fantastikë të përrallave tona popullore, si dhe figurat më të njohura të letërsisë botërore për fëmijë.
Libri “Lepurushi me 10 këmbë”, me autore Adelina R. Mamaqi dhe ilustruse Fatlinda Shala, sugjerohet për fëmijë të moshës 4+. 32 poezi, në të cilat autorja pasqyron, jetën, botën shpirtërore, lojërat, lodrat e fëmijëve, nëpërmjet të cilave zbaviten, edukohen e marrin njohuri.