Përshkrimi
Çfarë nuk bëjnë njerëzit për të mbajtur familjen, për të mbështetur dashurinë, për të mundësuar pasardhësin. Për të arritur atë ekuilibrin e përsosur që lidhet me vijimësimë si një nevojë njerëzore. Por jo Anton Hila…
Anton Hila ka dështuar në dashuri. Ia kanë prerë në mes ëndrrën për të qenë përjetësisht me të zgjedhurën e tij. Në një moment desh të imitonte Ana Kareninën që nga dhimbja u hodh në rrotat e trenit, por e shpëtoi një lypsar që i hapi një dritare duke i rrëfyer historinë e vet. Sidoqoftë, ngjarja i la gjurmë. Kurrë më nuk do të lidhej aq fort me një grua. Por rreziku i thyerjes së dashurisë është edhe në qofsh në krah të vajzave të mira, edhe pa qenë asfare ne dorën e tyre. A nuk i kishte ndodhur edhe atij kështu? Ndaj larg dashurisë, larg vajzave të mira.
Me këtë bindje ishte kur u njoh me Anjën, me këtë bindje mbeti edhe kur ajo tashmë ishte larguar ama po të mos kish ikur larg e pa adresë, me siguri bindja do t’i ishte thyer. Anja sidoqoftë, mbeti një peng e pasion i fshehtë e i pambarimtë…
Kësisoj, Anton Hila mbeti vetëm pa qenë i vetmuar. Mungesën e familjes ia ekuilibronte puna, miqtë, librat. Por a është ekuilibri i përsosur? Për bilancet e një jete që bëhen në fund, për rrugëtimin, udhëkryqet dhe kthesat e paparashikuara; për vijimësinë si nevojë pavarësisht fijeve të këputura… Ahmet Prençi sjell për lexuesit një histori bashkëkohore me një mozaik historish të vërteta.
Romani “Anja” është vlerësuar me çmimin “At Gjergj Fishta”.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime