Përshkrimi
Kultura shëndetësore është pjesë e kulturës sonë të përgjithshme dhe i referohet vlerave, besimeve, normave të sjelljes dhe qëndrimeve tona. Edhe kujdesi për veten, është çështje kulture. Ai është kyç për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.
Vetëm një informim i përditësuar mundëson njohuritë e nevojshme për të marrë vendime në favor të shëndetit dhe mirëqenies sonë. Por në botën e teknologjisë dhe dyndjes së informacionit të shpejtë, sfida është t’i referohesh burimeve të besueshme, që janë ato shkencore.
Vetëm njohuritë dhe praktikat e duhura na inkurajojnë të ndryshojmë sjelljet drejt atyre më të shëndetshme, për stilin e jetesës (si aktiviteti i rregullt fizik, ushqimi i ekuilibruar, shmangia e zakoneve të dëmshme, etj.). TOP FORM është një sintezë njohurish dhe praktikash bashkëkohore, në favor të një mënyre jetese të shëndetshme.
Në fund jemi vetë ne që bëjmë zgjedhjet tona.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime