SË SHPEJTI TRANSPORT FALAS NË TIRANË

Image Alt
produktet

Lista e Librave

Në emër të gjakut

L1,000.00

Autori: Ahmet Prençi
Nr. i faqeve: 164
ISBN: 9789928088079

Përshkrimi

Ka vite që nuk ikin kurrë. Qëndrojnë aty, në pragun e ndërgjegjes, si hije që s’kanë ndër mend të lëvizin. 1997-ta është një prej tyre.
Ajo nuk është vetëm një kohë e kaluar. Është një plagë e hapur. Është një e vërtetë që rri pezull mbi çdo qetësi, e gatshme të shpërthejë sërish nëse harrohet. Ky vëllim nuk është thjesht një grumbull rrëfimesh. Është dëshmi. Është ulërimë e shuar në letër. Është përpjekje për të mbajtur mend, kur gjithçka rreth nesh na mëson e dikton të harrojmë.
Diku në faqet e këtij libri do të gjeni edhe dashuri që koha i vrau pa zënë fill, heshtje që rëndojnë më shumë sesa armët, fëmijë që u rritën me të shtënat si të ishin ninulla. Por, gjithçka kthehet sërish tek ajo stinë pa ndjesi, tek ai vit që e la Shqipërinë pa frymë.
Lexojeni këtë libër për të mos e harruar kurrë dhimbjen. Lexojeni që ta mbani mend. Sepse harresa është fillimi i përsëritjes.

“Tregimet e Ahmet Prençit në këtë libër na flasin për një të kaluar jo shumë të largët, por që mbart peshën e rëndë të tragjedisë sonë si komb, atë lehtësinë tonë të dëshirës vetëshkatërruese, por dhe fisnikërinë e guximshme të ca njerëzve të paktë, por të mjaftueshëm për shpresën tonë të ringjalljes.

Atmosfera e tregimeve, si te “Në emër të gjakut”, “Ditari i marsit të zi”, “Pallati Presidencial që nuk ra” dhe “Masakra e romëve” më kanë ngjallur analogji me novelat e një tregimtari të nivelit më të lartë të letërsisë botërore, Isak Babelit dhe me tregimet e tij nga libri ikonik “Kavaleria e kuqe”, i njëjti intensitet i shkrirjes në një të skenave makabre me humanizmin e thellë, të fshehur kujdesshëm të autorit.
Një libër që duhet lexuar me kujdes, për të arritur katarsisin tonë kolektiv, qoftë dhe përmes një romani si ky, me tregimet e shkrimtarit tashmë të njohur e të respektuar, Ahmet Prençi.”

Rudolf Marku

 

Vlerësimet

Ende nuk ka Vlerësime

Bej ti veleresimin e pare “Në emër të gjakut”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '