Përshkrimi
“Dollia, si institucion shpirtëror i mikpritjes ”, i risjellë i gjallë e me mjeshtëri si një kod i vjetër i sofrës shqiptare, kodi i dollisë në zemrën e vet ka lëvdimin dhe nxjerrjen në pah të vlerave më të mira të gjithsecilit. E ku ka shprehje më të bukura se “të paça”, “ti që më gjete mua të gjetë e mira”, “ai është ta pish në kupë”, “të pifsha dollinë”, e sa e sa perla të tjera.
Profesor Bundo ka zbuluar në këtë libër se kudo ku ngrihet dolli ka edhe këngë polifonike. Kush e shpiku për herë të parë dollinë? Askush nuk mund të japë një përgjigje se kur dhe ku. Një gjë është e sigurt se autori i saj mund të ketë qenë një skraparlli, një përmetar, një mokrar, një lab, një mallakastriot, një piluriot, një himarjot a ndonjë kolonjar. Ajo lindi, u latua dhe e pasurua në sofrat e këtyre trevave.
E nëse kjo vlerë është unike për shqiptarët, pse të mos përfshihet edhe në pasurinë ndërkombëtare të Unesko-s?
Kur te mbaroni së lexuari librin “Dollia, si kumt i trashëgimisë kulturore” do bindeni se autori, i ka vënë vetes si qëllim mbrojtjen e vlerave shpirtërore kombëtare
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime