Libri shkollor, një gur i çmuar i “Mediaprint”!
Një gur i çmuar i shtëpisë botuese “Mediaprint” është padyshim libri shkollor, me të cilin në vitin 2006 nisi rrugëtimi i kompanisë, për të vazhduar më pas me letërsinë për fëmijë dhe artistike.
“Mediaprint” në bashkëpunim me autorët kanë bërë të mundur realizimin dhe botimin e dhjetëra teksteve shkollore, fletoreve të punës në ndihmë të nxënësve, librave për mësuesit, duke iu ardhur ndihmë dhe duke ua lehtësuar sadopak punën e përditshme.
Pjesë e botimeve të teksteve shkollore të “Mediaprint” janë; biologjia për arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, matematika, fizika, kimia, abetarja, gjuha shqipe, qytetaria, arti pamor, dituri natyre, psikologjia, ekonomia, filozofi, muzika, TIK, etj..
Siç besojmë e dini, librat e “Mediaprint” gjenden jo vetëm në format të printuar, por edhe të digjitalizuar.
Zhvillimi i teknologjisë ka krijuar mundësi për t’iu ofruar nxënësve dhe mësuesve mësime interaktive, komunikim digjital, trajnim në distancë etj., si pjesë e vizionit të kompanisë për të ardhmen e afërt.