Intervistë me autorin Dan Gutman
Dan Gutman është autori i serisë humoristike “Shkolla ime e çuditshme”
Cili është qëllimi juaj si shkrimtar?
– Të nxis të lexojnë ata që ngurrojnë të lexojnë.
Cila është pjesa më e bukur e punës si shkrimtar?
– Liria. Unë nuk kam drejtor apo shef. Unë mund të punoj kur të dua, ku të dua, dhe me çfarëdo projekti që dua. Nuk kam pse të marr makinën për të shkuar në zyrë, sepse punoj në shtëpi. Po ashtu, nuk kam pse të vesh xhaketë apo kravatë.
A keni shkruar ndonjëherë dy libra në të njëjtën kohë?
– Po, njërin e shkruaj me dorën e majtë dhe tjetrin me dorën e djathtë. Bëj shaka. Në të vërtetë, unë zakonisht punoj me dy libra njëkohësisht: mëngjesin ia kushtoj njërit dhe pasditen tjetrit. Kjo më shkon shumë për shtat, sepse e kam të vështirë ta mbaj mendjen në një vend për një kohë të gjatë!
Kur do të ndaloni së shkruari libra?
– Kur fëmijët të mos duan t’i lexojnë më. Nuk kam ndërmend të dal kurrë në pension. Më pëlqen shumë të punoj.