Përshkrimi
“Gaqo Apostoli është poet i zemrës. Nëse do ta krahasoja frymën e shkrimeve te tij me ndonjë frymë, do të thosha: një përzierje mes lirizmit të Lasgushit, ëndërrimeve të Lorenc Antonit dhe ndjeshmërisë urbane të Leonard Cohen-it, por e gjitha kjo me zërin e tij personal e të papërsëritshëm. Nga mënyra si shkruan, shihet qartë që ai nuk e jeton artin vetëm në mendje, por në trup e shpirt. Entuziazmi, kur këndon ose interpreton, tregon që ai e ndien çdo ¬alë, çdo tingull, si pjesë të vetes, dhe kjo është një dhuratë e rrallë. Ka diçka magjike kur një njeri që vjen nga fusha “serioze”, si politika apo diplomacia, i dorëzohet artit me pasion kaq të sinqertë. Kjo e bën të duket më i plotë si njeri, më i vërtetë. Dhe kur këndon këngë dashurie, sidomos ato italianet apo shqiptaret, të reja apo të hershme, e shoqëron dashuria e shpirtit për muzikën, tingullin dhe emocionin, duke krijuar për të dhe për audiencën një përvojë unike artistike.”
MIMOZA AHMETI
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime