Si të nxisim dëshirën për të lexuar te të rinjtë? 6 këshilla tejet të vlefshme!
1. Thjesht lexoni! Nëse dëshironi të inkurajoni të rinjtë të lexojnë, duhet ta bëni vetë diçka të tillë më para. Lexoni për kënaqësi, informacion, udhëzime, lidhje me të tjerët, e kështu me radhë. Lexoni pak më shumë se sa keni lexuar kohët e fundit.
2. Ndani përvojat tuaja të leximit. I ndani me kolegët, miqtë dhe studentët. Tregojuni atyre se çfarë keni lexuar, çfarë keni fituar ose mësuar nga këto tekste, çfarë rekomandoni.
3. Krijoni klube librash, grupe leximi, rrethe letrare dhe vizitoni bibliotekat e shkollave. Shumë nxënës (veçanërisht djem) duhet të ndërveprojnë me njëri-tjetrin rreth librave. Kjo rrit shumë të kuptuarit e tyre dhe e bën atë shumë më të këndshëm.
4. Vizitoni bibliotekat apo libraritë. Nuk ka të bëjë me blerjen e librave, më shumë se sa me të qenit i rrethuar nga mijëra libra.
5. Ftoni autorët të flasin. Një aktivitet që mund të mbështetet nga shkollat dhe prindërit. Nxënësit mund të ndikohen shumë nga dëgjimi i një autori (nëse është e mundur, veçanërisht një me prejardhje të ngjashme me të tyren) të flasë për leximin dhe shkrimin.
6. Bëni lidhje mes leximit dhe çështjeve të tjera. Ndihmojini të shohin kontekstin më të gjerë, historik dhe politik të rëndësisë së leximit për të rritur vlerësimin e tyre.