“Biologjia për maturën shtetërore” është gati për të gjithë maturantët!

“Biologjia për maturën shtetërore” është gati për të gjithë maturantët!

“Biologjia për maturën shtetërore” është libri më i ri nga Shtëpia botuese “Mediaprint” për të gjithë maturantët, të cilët kanë zgjedhur lëndën e biologjisë për ta dhënë provim.

Teksti “Biologjia për maturën shtetërore” është krijuar me shumë dashuri dhe profesionalizëm nga Prof. Dr. Ethem Ruka dhe Neviana Muça, për t’u ardhur në ndihmë maturantëve, në përgatitjen për provimin më të rëndësishëm të gjimnazit.

Në këtë libër, maturantët do të gjejnë informacionet bazë të teorisë, të cilat ndihmojnë për të sistemuar në mënyrë të përmbledhur dijet e marra gjatë tre viteve, ndërsa ushtrimet për t’i praktikuar ato. Modelet e testeve të maturës janë të shumëllojshme dhe do t’i ndihmojnë maturantët të parapërgatiten dhe aftësohen për të qenë të sigurt në provim.

Një risi e këtij botimi është edhe përfshirja e shumë njohurive dhe ushtrimeve që ndihmojnë maturantët, të cilët do të konkurrojnë për degën e mjekësisë, për të qenë të sigurt dhe të shkathët edhe për testin e informatizuar të mjekësisë.

Libri është i ndarë në 20 kapituj dhe është mbështetur në programin mësimor të Maturës Shtetërore, pavarësisht se cilin botim alternativ përdorin nxënësit.

Në fund të librit janë dhënë përgjigjet e ushtrimeve. Sugjerojmë që fillimisht të punohet pa iu referuar zgjidhjeve, sepse kështu çdo maturant kupton edhe më mirë arritjet e tij.