Hejdi Lamar, një grua e bukur, me mendje të ndritur!
Hejdi Lamar është një simbol bukurie dhe padyshim një yll e ikonë e kinemasë amerikane. E nëse për gratë e bukura shpesh ka patur mite se janë thjesht të tilla, Hejdi Lamar është modeli që tregon të kundërtën e kësaj.
Ajo ishte një grua hebreje me pasion për teknologjinë, edhe pse me profesion aktore.. Një grua e bukur, me flokë pis të zinj, lëkurë si porcelan dhe fytyrë mahnitëse, por edhe me një mendje të ndritur.
Ajo që pakkush në Hollivud dinte ishte se ylli i kinemasë, që luajti përkrah Spencer Tracy ose Clark Gable, ishte gjithashtu një inxhiniere e jashtëzakonshme, e aftë për të shpikur një sistem teleguide për raketat.
Edhe pse qeveria e SHBA-së e hodhi poshtë shpikjen gjatë Luftës së Dytë Botërore, më pas shpikja e saj, kodi i parë radiofonik, u bë thelbësor për zhvillimin e teknologjisë Wi-Fi.
Për historinë e jashtëzakonshme të kësaj gruaje të bukur, falë të cilës ne sot kemi Wi-Fi, autorja Maria Benedict ka shkruar librin “E vetmja grua në dhomë”, libër i cili në shqip është përkthyer bukur nga Maniela Sota.