4 librat që i duhen maturantëve!

4 librat që i duhen maturantëve!


Edhe pak muaj na ndajnë nga provimet e Maturës Shtetërore, ndaj të gjithë maturantët kanë filluar të bëhen gati për të dhënë maksimumin në këto provime, në mënyrë që më pas secili prej tyre të vazhdojë rrugën drejt ëndrrës së madhe..

Shtëpia botuese “Mediaprint” është kujdesur që t’ua bëjë rrugën e përgatitjes drejt provimeve më të lehtë, duke sjellë për ta libra shumë të mirë, krijuar me dashuri dhe profesionalizëm nga autorët përkatës.

Bëhet fjalë për librin “Guidë për maturën shtetërore”, me autore Lumturi Çela dhe Belfjore Qose, “Matematika për maturën shtetërore”, nga Dituri Malaj dhe Llukan Puka, “Biologjia për maturën shtetërore” nga Prof. Dr. Ethem Ruka dhe Neviana Muça dhe “Ushtrime, Ekonomia 12” nga Merita Shuka.

Këta libra janë hartuar me synim që t’i ndihmojnë maturantët në sistemimin e njohurive në këto lëndë, si në aspektin teorik dhe atë praktik. Përgatitja e tyre është mbështetur tërësisht në programin përkatës të lëndëve dhe në programin e maturës shtetërore të aprovuar nga MAS.

“Guidë për maturën shtetërore” dhe “Matematika për maturën shtetërore” iu dedikohen të gjithë maturantëve, pasi janë dy nga provimet e detyruara që ata kanë, gjuha shqipe dhe matematika.

Ndërkohë që “Biologjia për maturën shtetërore” dhe “Ushtrime, Ekonomia 12” është krijuar për të gjithë nxënësit që kanë zgjedhur këto lëndë për provimet me zgjedhje dhe për ata që studimet e tyre do t’i kryejnë në degë që kanë lidhje me to.