Të njohim autorët tanë: Sherif BUNDO!
Autori Sherif BUNDO ka lindur më 15 tetor 1956 në Përmet. Ka studiuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë, Financë, Menaxhim, Fiskalitete dhe në Universitetin e Poitiers Francë, për Administrim të Ndërmarrjeve.
Gjatë karrierës së tij ka mbajtur detyra të rëndësishme si ekonomist në bankë, drejtor finance në ndërmarrje, profesor në universitet, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe ministër i Turizmit.
Aktualisht është profesor i Financave në Universitetin e Tiranës dhe profesor i Drejtimit Financiar në Universitetin e Poitiers, Francë.
Ka botuar rreth 30 libra në fushën akademike, si: Financë, Drejtim Financiar, Enciklopedi Ekonomi-Financë-Drejtim, Llogjika e Ekonomistit, Pasiguria dhe Sigurimet, Fiskalitete, Kontabiliteti Financiar, Drejtim Portofoli, Teoria dhe Praktika e Sigurimeve, Teoria dhe Drejtimi i Portofolit, Monografi në shqip dhe gjuhë të huaja, etj.
Ka botuar në tre vitet e fundit nga fusha e letërsisë: Kur Ekonomia mund Politikën; Përmes punës, parasë dhe fjalës; Një pyetje e Vështirë (Tregime, novela dhe ese) etj.
Është vlerësuar me shumë çmime dhe tituj të rëndësishëm, ku do të veçojmë disa prej tyre; titullin Profesor dhe Doktor i Shkencave në Financë. Është vlerësuar me Diplomë nderi akorduar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Me titullin “Mirënjohje e Universitetit të Shkodrës”, “Mirënjohje e Universitetit Globus”, Prishtinë, Kosovë. Është nderuar gjithashtu me titullin “Mjeshtër i madh”.
Është autor i dy librave, “Fara e revoltës – kronikat e një konference” dhe “Dollia: Lartësimi shpirtëror në mikpritjen shqiptare”, botime të Shtëpisë botuese “Mediaprint”.