Përshkrimi
Përmbledhja poetike “Antologji e poezive më të bukura të botës” prezanton poezi që i kanë rezistuar dhe qëndruar kohës, falë kanoneve të veta estetike. Libri është një katalog poetik që përfshin krijimet që nga fillimet e shkrimit, Mesopotami dhe Rigvedat e Tibetit, deri në kohërat tona. Poezia e shekullit XX zë një vend të rëndësishëm në këtë vëllim.
Qëllimi i autorit është t’u ofroj lexuesve kënaqësinë e leximit poetik, në kuptimin e thjeshtë e njëherësh kompleks. Përmbledhja përfshin tetëdhjetë e dy poetë, dhjetë prej tyre nobelistë dhe përmban njëqind e dyzet e pesë poezi. Ky libër përfaqëson disa nga arritjet më të mira të poezisë në botë, poezi e cila nuk kërkon të vetëshpjegohet para kritikëve skeptikë dhe para lexuesve se përse është e tillë. Një poezi që ka kurajën të vetëquhet poezi, ngase kanonet e veta estetike përputhen me gjithë krijimtarinë poetike në tërësi.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime