Një libër për mos t’u humbur: “Sekretet e Gjenive të Biznesit” nga Adrian Civici!

Një libër për mos t’u humbur: “Sekretet e Gjenive të Biznesit” nga Adrian Civici!

 

Screenshot

Shpesh, suksesi në biznes na shfaqet si një dritë verbuese, por sa më shumë afrohesh, aq më shumë kupton se ai është një labirint i mbuluar nga hijet. Adrian Civici vjen me librin “Sekretet e Gjenive të Biznesit”, në dy vëllime, botuar nga shtëpia botuese “Mediaprint, për të ndriçuar anën më pak të dukshme të suksesit në botën e biznesit.
Me një gjuhe reflektuese dhe analitike, Civici sjell histori të ngarkuara me paradokse: dështime që kthehen në ura ringritjeje, frikë që shndërrohet në guxim, dhe çaste të absurdit që zbulojnë shkëndijën e gjeniut.
“Sekretet e Gjenive të Biznesit” është një ftesë për të parë përtej fasadës së suksesit, për të reflektuar se çfarë do të thotë të ndërtosh, të rrëzohesh dhe të ringrihesh. Është një udhëtim në atë zonë gri e ndonjëherë të padukshme, ku mbaron logjika dhe nis misteri i vërtetë i të bërit histori në botën e biznesit.
Një libër frymëzues për këdo që kërkon të kuptojë dinamikat e brendshme të botës së biznesit dhe psikologjinë e suksesit.

Post a Comment

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '