“Fani…” dhe “Rozi…”, pjesë e bibliotekës publike të Nju-Jorkut!


Fani dhe Rozi bëhen pjesë e bibliotekës publike të Nju-Jorkut. Dy librat për fëmijë që tashmë janë tepër të njohur mes lexuesve vendas gjenden edhe në bibliotekën publike të Nju-Jorkut dhe disa prej degëve të saj, duke u krijuar kështu mundësinë edhe fëmijëve shqiptarë që jetojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kenë mundësi të lexojnë këto dy botime të suksesshme në vendin tonë. “Fani në kërkim të dritës” dhe “Rozi dhe Domatja kërcimtare” gjenden edhe në degët e kësaj biblioteke në Brooklyn, Bronx dhe Manhattan ku janë edhe shume botime të tjera në gjuhën shqipe; qofshin këto përkthime apo botime të autorëve shqiptarë.

“Fani në kërkim të dritës” është vlerësuar me çmim nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit si një nga librat më të mirë për fëmijë për vitin 2020. Është shpallur fitues i çmimit “Bukinist” për vitin 2020 ndërsa ishte në 5 librat më të mirë të vitit të shpallur nga Ministria e Kulturës. Prej vitit 2022 ilustruesi i librit dhe regjisori Artur Dauti së bashku me autoren Rovena Rrozhani, po punojnë për ta sjellë historinë e Fanit në një film të animuar për fëmijë, një prodhim i shtëpisë filmike “Action Production”, mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

“Rozi dhe Domatja kërcimtare” sjell një gërshetim të letërsisë me artin e kulinarisë, ky shkrimtarja e njohur për fëmijë, Rovena Rrozhani dhe pionerja shqiptare e ushqyerjes së shëndetshme, Dhurata Thanasi, (themeluese e “Luga e Argjendtë”), janë bërë bashkë për të krijuar një nga librat më të veçantë dhe mjaft të suksesshëm jo vetëm për fëmijë por edhe për të rritur. Të dyja botimet janë realizuar nga shtëpia botuese “Mediaprint”.

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '