Dëshironi të botoni një libër? Zgjidhni vendin e duhur, “Mediaprint” ju mirëprit!

Dëshironi të botoni një libër? Zgjidhni vendin e duhur, “Mediaprint” ju mirëprit!

Përpara se një libër të botohet, ai duhet të kalojë në një proces rigoroz, nën vëzhgimin e një komisioni letrar dhe redaktorëve profesionistë.

Shtëpia botuese bën të mundur që botimet e saj të kalojnë në filtra në mënyrë që përmbajtja, mesazhet dhe vlerat që përçohen të jenë në dobi të shoqërisë. Është e rëndësishme që libri jo vetëm të jetë i shkruar mirë, pa gabime gjuhësore, por edhe të ketë një impakt pozitiv dhe të vlefshëm për lexuesit.

Edhe pse shpesh komisioni letrar duket si një pengesë për botimin, Shtëpia botuese “Mediaprint” garanton që komisioni letrar është një garanci që fjala e shkruar të ketë peshë dhe përgjegjësi.

Pa një proces të tillë vlerësimi, autorët rrezikojnë të përhapin mesazhe të paqarta, të pavërteta ose pa vlerë për lexuesit.

Ndërkohë që kreativiteti dhe liria e shprehjes janë thelbësore, mesazhet e një libri duhet të jenë të menduara me kujdes dhe të ndihmojnë në përmirësimin e shoqërisë.