“Libraria e Teheranit”, një dashuri e humbur mes trazirave të Iranit!

“Libraria e Teheranit”, një dashuri e humbur mes trazirave të Iranit!

“Libraria e Teheranit”, romani i autores Marjan Kamali, i botuar në shqip nga shtëpia botuese “Mediaprint”, vijon të tërheqë vëmendjen e lexuesve në mbarë botën. Vepra është përkthyer në më shumë se njëzet gjuhë dhe renditet ndër më të lexuarat e autores.

Ngjarja zhvillohet në Teheranin e viteve ’50 dhe ndjek historinë e dashurisë mes dy të rinjve, Rojës dhe Bahmanit, e lindur mes rafteve të një librarie. Një takim i premtuar në sheshin “Sepah” kthehet në një moment tragjik, kur Bahmani nuk paraqitet kurrë, duke e lënë Rojën në mes të trazirave të një grushti shteti që do të ndikojë jo vetëm në jetën e saj, por edhe në historinë e Iranit.

Pas më shumë se gjashtë dekadash, historia zhvendoset në Amerikë, ku Roja, tashmë me një jetë të ndërtuar, përballet papritur me të vërtetën mbi të kaluarën. Ky zbulim tronditës e rikthen atë përballë dashurisë së humbur dhe fuqisë së fatit.

Në romanin “Libraria e Teheranit” ndërthuren elemente të forta romantike me një sfond historik e politik, duke sjellë një pasqyrim të ndjeshëm të Iranit të asaj kohe. Vepra është vlerësuar për mënyrën se si trajton dashurinë, humbjen dhe ndikimin e historisë në jetët personale.

Post a Comment

Rr. "Brigada VIII", Kati II Kutia postare 7467 Tiranë +355694044443 botime@mediaprint.al

    '