FTESË PËR BIBLIOTEKË! Një thirrje nga Alma Zenellari!

FTESË PËR BIBLIOTEKË! Një thirrje nga Alma Zenellari!

FTESË PËR BIBLIOTEKË!

Çfarë po mendon?

Po ja, në një çast po mendoja se sa shumë mikesha kam, të cilat janë në pozicione të rëndësishme pune, që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijë dhe nxënës të moshave të ndryshme. Kanë një njohje të thellë jo vetëm të ecurisë zhvillimore dhe mësimore të tyre, por edhe në aspektin social-emocional. Sepse janë mësuese, janë edukatore me përvojë. 

U bë një kohë e gjatë, për fat të keq, që shikoj një mungesë të theksuar të fëmijëve apo nxënësve në ambientet e bibliotekës së qytetit tonë. Madje, edhe kur vijnë, kanë një përgjumje, një mosdëshirë të dukshme për të lexuar. 

Unë i dua bisedat e gjalla, komunikimin e sinqertë, e dua entuziazmin e njerëzve, dhe i mirëpres me dëshirë në ambientet e bibliotekës dhe jo vetëm unë, por i gjithë stafi ynë i punës, sepse realisht ne këto ambiente ke çfarë libri ofron, sipas moshës, sipas preferencave. Është letërsia bashkëkohore për fëmijë e të rritur. Ka prurje në fusha të ndryshme sociologji, filozofi, mjekësi, kujtime shkrime të pafundme historike, studime, etj. Prandaj besoj dhe shpresoj që të rritet sa më shumë frekuentimi i saj. Dhe një punë mjaft të rëndësishme në edukimin dhe përçimin e vlerave kulturore, në përçimin e dashurisë për librin, kanë edhe edukatorët, mësuesit, prindërit, ne të gjithë pa përjashtim. Mësuesit, edukatorët, ne punonjësit e bibliotekave, duhet të jemi modeli i parë që një fëmijë sheh duke lexuar. Ashtu zgjohet kureshtja, lindin pyetjet te një fëmijë. Ai fillon të kuptojë se ka histori që nuk i ka dëgjuar më parë, që duhen eksploruar që duhen zbuluar botët e mëdha që gjenden brenda faqeve të një libri.

Është e pakët t’u themi se vetëm leximi ka për t’i bërë më të mençur, ka për t’i ndihmuar të kuptojnë më mirë veten dhe të tjerët.  Të vjen keq kur sheh këtë largësi, këtë arratisje nga ambientet e bibliotekës. Kur Feniksi është një nga bibliotekat me një numër të jashtëzakonshëm librash, madje prurjet e reja nuk mungojnë asnjëherë. Kur në Feniksin tonë vijnë dhe regjistrohen nxënës nga Dimali. Po lexuesi ynë ku është? Përse u largua kaq shumë? Ndërkohë që jemi në muajin simbol të letërsisë. Një kohë e dedikuar për t’i dhënë vlerë fjalës së shkruar dhe fuqisë së saj për të ndikuar në jetën tonë.

Do të doja shumë që mësueset e çdo shkolle të jenë prezente në bibliotekë qoftë me nxënës që recitojnë poezi, qoftë me lexime fragmentesh të librave të autorëve tanë shqiptarë, ose të bënin ndonjë debat letrar mbi një roman a shkrimtar. 

Po kështu edhe kopshtet kanë harruar të vizitojnë këto ambiente të gjalla me jetë personazhesh, këtu nis nxitja, kultivimi i dashurisë për librin, që në hapat e parë. Duhet të gumëzhijë biblioteka nga vocërrakët. Ta prekin fizikisht librin. Librat për ta nuk mungojnë asnjëherë, përralla, tregimi fabula, libra me ilustrime, revista etj. Pse jo edhe filmi vizatimor. 

Ndaj me dashamirësi unë kërkoj ose më saktë bëj një thirrje të fortë të gjithë edukatoreve, mësueseve drejtuesve të institucioneve arsimore, që punojnë pa asnjë dyshim me shpirt, me pasion me fëmijët, nxënësit, pavarësisht punës kolosale