
Rikthimi në shkollë: Udhëzues i shpejtë për prindërit!
Fillimi i shkollës është emocionues, por edhe sfidues. Ja disa mënyra të vogla që mund ta bëjnë më të lehtë rikthimin në rutinë:
1- Riktheni ritmin gradualisht – vendosni orare të rregullta gjumi e zgjimi.
2- Krijoni një hapësirë të qetë për mësim – një vend i thjeshtë, me dritë dhe pa shpërqendrime, ndihmon fëmijët të përqendrohen më lehtë.
3- Lexoni së bashku çdo ditë – edhe pak minuta në mbrëmje forcojnë dashurinë për librin dhe zhvillojnë imagjinatën.
4- Bisedoni për përjetimet e tyre – pyetini fëmijët si kanë kaluar në shkollë, çfarë i gëzoi ose i shqetësoi. Kjo i ndihmon të ndihen të mbështetur.

5- Jepni shembullin tuaj – kur fëmijët ju shohin ju duke lexuar, e shohin librin si pjesë të natyrshme të përditshmërisë.