
Gjuha shqipe, zyrtarisht pjesë e sistemit shkollor në Nju-Jork!
Një hap historik për komunitetin shqiptar në SHBA!
Paneli për Politikën Arsimore në Nju-Jork ka miratuar vendimin që gjuha shqipe të përfshihet zyrtarisht në listën e gjuhëve në të cilat përkthehen dokumentet dhe komunikimet zyrtare në shkollat publike.
Vendimi, i cili hyn në fuqi nga vjeshta e vitit 2025, e rendit shqipen mes 13 gjuhëve zyrtare të përkthimit në sistemin arsimor të Nju-Jorkut.
Përfshirja e shqipes për herë të parë në këtë nivel është një njohje konkrete e pranisë dhe kontributit të komunitetit shqiptar aty.
Për komunitetin shqiptar, ky zhvillim është më shumë sesa një hap administrativ – është një njohje publike e identitetit, gjuhës dhe kontributit të tyre në jetën shumëkulturore të një prej qyteteve më të mëdha dhe më të larmishme në botë.