Përshkrimi
184 fotot e këtij libri përfaqësojnë sintezën e një vëzhgimi të vëmendshëm që përfshin një periudhë kohore prej rreth njëzet e pesë vjetësh: 1993-2017. Autori dëshiron të transmetojë mesazhin: kujdesuni për bukurinë e vendit tuaj, ruajeni për brezat e rinj, parandaloni ndërtimin pa kriter, neglizhencën ndaj veprave të artit apo vjedhjen e tyre. Ata që vizitojnë Shqipërinë nuk duhet të krijojnë një vizion sipërfaqësor të vendit, por të përpiqen të depërtojë në thellësitë e shpirtit të tij magjepsës. Nëntitulli “Bardhë e zi” tregon qëllimin simbolik të imazheve unike për t’i nxitur lexuesit të ruajnë bukurinë e vendit, përpara se të humbasë në mënyrë të pakthyeshme.
Maurizio Bosio është mjek dhe shkrimtar. Ai jeton dhe punon në Milano, Itali. Në tetor të vitit 1992 vizitoi për herë të parë Shqipërinë dhe më pas realizoi një projekt në ndihmë të fëmijëve më problem nefrologjike. Ai ka udhëtuar në të gjithë Shqipërinë çdo vit, nga viti 1993 deri në vitin 2017, si vullnetar për qëllime profesionale, ashtu edhe për të njohur vendin. Gjatë këtyre vizitave ai ka takuar intelektualë, ish-të burgosur politikë, artistë dhe restaurues të veprave të artit, duke patur rastin të njihte nga afër vendin dhe duke fotografuar njerëz, peizazhe dhe vepra arti.
Vlerësimet
Ende nuk ka Vlerësime