Të njohim autorët tanë: Laureta Lilaj!

Të njohim autorët tanë: Laureta Lilaj!

Laureta Lilaj ka lindur më 5 shtator 1976 në Vlorë. Studimet e larta i ka kryer në Fakultetin e Drejtësisë.

Ka punuar në Sektorin e Edukimit Zgjedhor dhe ka qenë shefe e Zyrës së Protokoll-Arkivit në KQZ.

Aktualisht shkruan libra pēr fëmijë, organizon laboratore të ndryshme kreative për fëmijë dhe jep leksione të teknikës Caviardage.

Ka shkruar katër libra, ku do të përmendim, “Kur Ana takoi yllin e detit” dhe “Ketri Petri dhe sekretet e pyllit”, botime të Shtëpisë botuese “Mediaprint”.