“Ëmbëlsia e Harresës” dhe “Libri i emrave të humbur”, dy libra rrëqethës dedikuar Holokaustit!
27 Janari është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit. Një ditë kaq domethënëse në nder të miliona viktimave të gjenocidit të Gjermanisë Naziste, krime që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kujtesa e Holokaustit, gjatë të cilit u vra një e treta e popullit hebre si dhe një numër i madh pjesëtarësh të pakicave të tjera, shërben për të gjithë si një kambanë alarmi për rreziqet që sjellë urrejtja, intoleranca, racizmi dhe paragjykimi.
Vetëm në Auzhvic u vranë rreth 1,1 milionë njerëz, ku rreth 90 për qind e tyre ishin hebrej – e Auzhvici ishte vetëm një ndër kampet e shumta të përndjekjes dhe varsjeve masive në Europë nga Gjermania nacionalsocialiste.
Mbi gjashtë milionë hebrej, qindra mijëra sinti dhe romë, njerëz me aftësi të kufizuara, kundërshtarë politikë, njerëz, që përndiqeshin si homoseksualë, si kriminelë, dëshmitarë të Jehovait dhe shumë njerëz të tjerë, fatkeqësisht humbën jetën deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Shtëpia botuese “Mediaprint” ka sjellë për gjithë lexuesit dy libra të mrekullueshëm, të cilët mbartin histori rrëqethëse nga Holokausti. Bëhet fjalë për “Ëmbëlsia e Harresës” dhe “Libri i emrave të humbur” nga Kristin Harmel, libra të cilët kanë mbërthyer lexuesin që në faqet e para dhe pas mbarimit personazhet, historia, fragmente kanë mbetur gjatë në memorien e tyre.
Te “Embëlsia e Harresës”, përkthyer nga Maniela Sota, personazhi kryesor i librit, Houp Mekena-Smith, mëson se gjyshja e saj hebre me origjinë është shpëtuar dhe ka mbijetuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga një familje shqiptare, të cilët në kohën e luftës kishin shpëtuar më shumë se dy mijë vëllezër dhe motra hebrenj. Duke rrezikuar jetën e tyre, por duke respektuar me krenari besën e shqiptarit, ata shpëtuan shumë hebrenj.
Ndërsa “Libri i emrave të humbur”, përkthyer nga Margarita Sulaj Skënderaj, ka në qendër Eva Trob Abrams, një vajzë e re hebreje e lindur në Paris nga prindër emigrantë polakë, të cilën rrethanat e përfshijnë në një operacion klandestin, për të prodhuar dokumente të falsifikuara për fëmijë hebrenj, që t’i ndihmojë t’u shpëtojnë nazistëve. Ndërsa Eva reflekton për të kaluarën e saj dhe sakrificat e bëra, ajo duhet të përballet me traumat e vazhdueshme të luftës dhe të gjejë një rrugëdalje për veten dhe ata që ndihmoi të shpëtonin.