Çfarë është biblioterapia: Si mund të na ndihmojnë librat të luftojmë ankthin dhe problemet e përditshme?

Çfarë është biblioterapia: Si mund të na ndihmojnë librat të luftojmë ankthin dhe problemet e përditshme?


Librat mund të lehtësojnë ankthet dhe shqetësimet tona, duke na lejuar të arratisemi dhe të jetojmë jetë të tjera jashtë jetës sonë. Për më shumë se një shekull, ndikimi terapeutik i leximit është njohur si “biblioterapi”.


Leximi qoftë edhe i disa faqeve në ditë mund të ketë një ndikim të paimagjinueshëm në gjendjen tonë. Për shekuj me radhë, librat janë të aftë të na shpëtojmë nga jeta jonë, duke zbritur në histori që nuk janë tonat. Duke u distancuar nga problemet tona, ne mund t’i vëmë ato në perspektivë apo edhe të distancohemi mjaftueshëm, në mënyrë që të mos na pushtojë ankthi. Ky mekanizëm njihet si “biblioterapi”: më shumë se një shekull pas shfaqjes së këtij termi, ndikimi i librave në gjendjen tonë shpirtërore, është ende në qendër të reflektimeve të shumta dhe është bërë një formë reale e terapive.
Si lindi “Biblioterapia”?
Termi u shfaq për herë të parë në vitin 1916. Ai u përdor nga teologu amerikan Samuel Crothers, i cili e përdori atë në një ese të botuar në “The Atlantic Monthly” me titull “Një klinikë letrare”. Kleriku flet për biblioterapinë, si një mundësi për futjen e librave në një proces më të gjerë shërimi.

Si funksionon biblioterapia?
Në artikullin Dazed, shkrimtari Caelan McMichael flet me biblioterapisten Ella Berthoud e cila përpiqet të shpjegojë se si librat mund të jenë një mënyrë pozitive, për t’u marrë me çështjet që zakonisht sillen në një seancë me një terapist: “Është arti i dhënies së librit të duhur në kohën e duhur për personin e duhur. Probleme të tilla, si ankthi, depresioni, divorci, lindja e fëmijëve dhe shqetësimi për ndryshimet klimatike mund të zbuten përmes literaturës, sepse i jep kontekst dhe fjalë diçkaje që dikur mendonim se mund të ndihmojë në vërtetimin e përvojës së lexuesit.
Në këtë proces, librat artistikë janë më të dobishëm se esetë. Për shembull, nëse një person po kalon një humbje, në disa raste mund të jetë e dobishme të lexojë tregime që ndihmojnë në çlodhje, në të tjera mund të jetë më e rëndësishme të lexojë një roman që trajton drejtpërdrejt temën e humbjes. Që nga kohët më të hershme, leximi është konsideruar si një mjet për të na udhëhequr si në një nivel emocional, ashtu edhe në atë moral. Biblioterapia, pra, nuk është gjë tjetër veçse një evolucion pak më i strukturuar i kësaj praktike që ne e kemi mbajtur me vete që nga koha e Greqisë së lashtë, me Sokratin dhe Platonin.


“Leximi është një mjet shërues që mund të na ndihmojë të përpunojmë emocionet, të kuptojmë përvojat dhe të zbulojmë perspektiva të reja si në kohët e gëzueshme ashtu edhe në ato sfiduese, letërsia na ofron lidhje, mirëkuptim dhe shpresë”, thotë Berthoud.