Lider në botime dhe imazh

"Shtyp me cilësi dhe kapacitet të lartë prodhimi"

x
USHTRIME, EKONOMIA 12

USHTRIME, EKONOMIA 12


Kategoria: Libra Shkollor

Lloji: Libër

Lenda: Ekonomi

Klasa: MATURA SHTETËRORE

ISBN: 978-9928-08-379-1

Cmimi: 500

Numri i faqeve: 144

Pershkrimi:

USHTRIME, EKONOMIA 12

Përgatitu për maturën shtetërore

Autore: Merita Shuka

  • ushtrime bazë për lëndën e ekonomisë
  • informacion mbi njohuritë bazë për ekonominë
  • teste për çdo tematikë
  • teste model për provimin e maturës

 

Ushtrime, Ekonomia 12 është përgatitur me synim që të ndihmojë nxënësit në përvetësimin e njohurive ekonomike si në aspektin teorik dhe atë praktik, duke siguruar zotërimin e kompetencave kryesore të të nxënit të kësaj lënde.

Po kështu do t’i ndihmojë shumë në përgatitjen për provimet e maturës. Përgatitja e tekstit u mbështet tërësisht në programin e lëndës së ekonomisë dhe në programin e maturës shtetërore të aprovuar nga MAS.

Libri është i ndarë në 16 kapituj që i korrespondon çdo kapitulli të programit mësimor të lëndës dhe natyrisht edhe tekstit mësimor, pavarësisht se cilin botim keni në përdorim.

 

Çdo kapitull përmban dy pjesë: Pjesa e parë e titulluar “Përmbledhje njohurish”, në të cilën janë përfshirë të gjitha konceptet/kategoritë, ligjësitë dhe njohuritë kryesore ekonomike të kapitullit përkatës. Zotërimi i këtyre njohurive do t’u ndihmojë që të jeni të sigurt dhe të zgjidhni me saktësi ushtrimet e ndryshme të pjesës së dytë.

 

Pjesa e dytë është e përbërë nga disa rubrika me ushtrime të ndryshme:

- Shkruani përkufizimin e koncepteve ekonomike: kjo rubrikë ka qëllim t’u ndihmojë të rikujtoni konceptet bazë ekonomike

- Përcaktoni nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta apo të gabuara. kjo rubrikë do t’u nxisë kujtesën dhe të menduarin tuaj, për të gjetur arsyen pse janë të gabuara disa pohime, duke bërë korrigjimin e tyre. Kjo do t'u aftësojë të përvetësoni më mirë informacionin. 

- Problema: në zgjidhjen e tyre do të përdorni njohuritë tuaja, ose duke bërë llogaritjet, ose duke përdorur arsyetimin tuaj logjik.