Lider në botime dhe imazh

"Shtyp me cilësi dhe kapacitet të lartë prodhimi"

Nikolasi i vogël

Nikolasi i vogël

Kategoria: Libra për fëmijë

Lloji: Libër artistik

ISBN: 978-9928-08-318-0

Cmimi: 600

Numri i faqeve: 164

Pershkrimi:

Aventurat e Nikolasit të vogël rrëfehen në një seri të jashtëzakonshme të letërsisë për fëmijë me 14 libra të ilustruar. Ky është libri i parë i serisë. Tregimet janë shkruar me gjuhë fëminore, ashtu siç Nikolasi e sheh dhe e përjeton botën që e rrethon. Humori vjen nga keqkuptimi i Nikolasit ndaj sjelljes së të rriturve. Në të njëjtën kohë, edhe të rriturit i keqkuptojnë sjelljet e tij dhe të shokëve.

Historitë janë tejet zbavitëse dhe zhvillohen një botë fëmijësh që të gjithë e ëndërrojnë. Fëmijët gjejnë vetveten tek Nikolasi, ndërsa prindërit gjejnë tek ai si fëmijët e tyre, ashtu edhe kujtimet veta të fëmijërisë. Nikolasi  rrëfen jetën e tij me shokët, ndaj lexuesi zbulon karaktere të ndryshme. Libri ka situata komike te jashtëzakonshme.

Te ky libër do të gjesh jetën tënde të përditshme, personazhe që ngjajnë me shokët e tu të klasës, zënka fëminore, aventura, çapkënllëqe...

 

Një libër me shumë humor. Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndër mend se ka patur në klasë tipa si personazhet e librit.