Lider në botime dhe imazh

"Shtyp me cilësi dhe kapacitet të lartë prodhimi"

x

Ekonomia 12


Kategoria: Libra Shkollor

Lloji: Libër

Lenda: Ekonomi

Klasa: Klasa 12

ISBN: 978-9928-08-347-0

Cmimi: 641

Numri i faqeve: 302

Pershkrimi:

Ekonomia 12

Për klasën e dymbëdhjetë, gjimnaz 

Ekonomia e tregut është një sistem në të cilin këmbimi dhe lëvizja e mallrave dhe shërbimeve orientohen nga veprimi i kërkesës dhe ofertës, nëpërmjet të cilave përcaktohet çmimi në tregje.

Garantimi i konkurrencës reale e transparente ndërmjet aktorëve të tregut bëhet me anën e një sistemi ligjor e institucional, i ndërtuar në funksion të natyrës dhe logjikës së funksionimit të tregjeve.

Ekonomia e tregut nënkupton ekzistencën e parave, pronës  private, aktorëve ekonomikë, transparencën e tregjeve, iniciativën e lirë, sigurinë dhe shtetin ligjor.

Një ekonomi tregu e pastër dhe ideale, në të cilën konkurrenca është në nivelet 100% të kërkesave të saj, është e vështirë të realizohet.

Raportet ndërmjet shtetit dhe tregut, lirisë ekonomike dhe monopoleve, ekonomisë formale dhe joformale etj., vazhdojnë të përcaktojnë dallimet në politikat ekonomike dhe debatet socio-ekonomike dhe ideologjike.