Zbavitu me tabelat e shumëzimit

Zbavitu me tabelat e shumëzimit

Kategoria: Libra për fëmijë

Lloji: Libër didaktik

ISBN: 978-9928-08-280-0

Cmimi: 250

Numri i faqeve: 32

Pershkrimi:

Richard Dawson

Përktheu dhe përshtati: Emiralda Yzeiri

Kjo seri librash u prezanton fëmijëve konceptet bazë të numrave, të shkrimit dhe të leximit për fëmijët e ciklit fillor. Këta libra u japin mundësi atyre të zhvillojnë aftësitë bazë të nevojshme në këtë moshë.

Aktivitetet janë argëtuese dhe janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të nxisin sa diskutimin aq edhe aftësitë praktike. Ka fëmijë që mund t’i bëjnë vetë aktivitetet e librit, sikurse ka të tjerë që kërkojnë ndihmën e të rriturve.

Të gjithë fëmijët kanë mundësi ta shijojnë suksesin në fund të çdo aktiviteti, duke vendosur një yll ngjitës (stiker) si shenjë vlerësimi për veten e tyre.

Si ta përdorim librin

  • Fëmija juaj studion matematikë çdo ditë në shkollë. Duke punuar me aktivitetet e këtij libri, fëmija ndihmohet

gjatë viteve të cilit fillor.

Këto aktivitete:

? Do ta ndihmojnë fëmijën tuaj të arrijë të gjitha objektivat mësimore për moshën 7-9 vjeç.

? Do ta bëjnë zbavitës mësimin e matematikës.

  • Çdo faqe ka të bëjë me një aktivitet të vetëm dhe është e ndarë në tre hapa:

Kujto (kujtim i njohurive të mëparshme)

Mëso (mësimi i një koncepti të veçantë)

Provo (zbatim praktik).

Këto rubrika e ndihmojnë fëmijën tuaj të përparojë me hapa të sigurt në çdo temë mësimore.

Udhëzime për prindërit

  • Gjatë punës me librin gjithmonë diskuto me fëmijën për t’u siguruar se e ka kuptuar atë që po bën.
  • Mos punoni shumë gjatë. Dy faqe janë të mjaftueshme çdo herë.
  • Ndihma më e rëndësishme që mund të jepni është nxitja dhe lavdërimi. Njohuritë përvetësohen më mirë kur mësohen me kënaqësi.