Zbavitu me lojëra logjike

Zbavitu me lojëra logjike

Kategoria: Libra për fëmijë

Lloji: Libër didaktik

ISBN: 978-9928-08-287-9

Cmimi: 250

Numri i faqeve: 32

Pershkrimi:

Alison Primrose

Përktheu dhe përshtati: Emiralda Yzeiri

Kjo seri librash u prezanton fëmijëve konceptet bazë të numrave, të shkrimit dhe të leximit për fëmijët e ciklit fillor. Këta libra u japin mundësi atyre të zhvillojnë aftësitë bazë të nevojshme në këtë moshë.

Aktivitetet janë argëtuese dhe janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të nxisin sa diskutimin, aq edhe aftësitë praktike. Ka fëmijë që mund t’i bëjnë vetë aktivitetet e librit, sikurse ka të tjerë që kërkojnë ndihmën e të rriturve.

Të gjithë fëmijët kanë mundësi ta shijojnë suksesin në fund të çdo aktiviteti, duke vendosur një yll ngjitës (stiker) si shenjë vlerësimi për veten e tyre.

 

Si ta përdorim librin

  • Aktivitetet në këtë libër zhvillojnë aftësitë themelore të fëmijëve për t’iu përgjigjur pyetjeve për lojërat logjike. Shpesh herë aktivitetet kërkojnë të shihni me kujdes format, kodet dhe të kuptoni logjikën.
  • Përgjigjet për çdo pyetje gjenden në fund të librit.
  • Çdo dy faqe gjendet e njëjta tematikë, p.sh. sportet, kopshti etj.
  • Çdo faqe përmban dy aktivitete të ndryshme.

Udhëzime për prindërit

  • Gjatë punës me librin gjithmonë diskutoni me fëmijën për t’u siguruar se e ka kuptuar atë që po bën.
  • Mos punoni shumë gjatë. Dy faqe janë të mjaftueshme çdo herë.
  • Ndihma më e rëndësishme që mund të jepni është nxitja dhe lavdërimi. Njohuritë përvetësohen më mirë kur mësohen me kënaqësi.