Ushtrime te zgjidhura - Matematike 6-9

Ushtrime te zgjidhura - Matematike 6-9


Kategoria: Libra Shkollor

Lloji: Libër

Lenda: Matematikë

Klasa: Fletore Pune +

ISBN: 978-99956-18-48-3

Cmimi: 500

Numri i faqeve: 232

Pershkrimi:

Teksti do t’u shërbejë të gjithë nxënësve të klasës së nëntë që përgatiten për provimet e lirimit. Në një libër të vetëm nga të gjitha tekstet e matematikës nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë, autorja e ka konceptuar në 15 kapituj që synojnë përsëritjen e njohurive bazë të nevojshme për formimin matematikor të nxënësit në fund të klasës së nëntë. Në hyrje të çdo kapitulli janë dhënë përkufizimet dhe bazat kryesore teorike.
Pas kësaj jepen shembuj të zgjidhur qartë nga ana metodike. Në fund të çdo kapitulli ka teste për vetëkontrollimin e dijeve në mënyrë që nxënësi të provojë njohuritë që zotëron për kapitullin. Në fund të librit janë dhënë shtatë teste përmbledhëse për të kontrolluar njohuritë e ciklit 9-vjeçar. Testet përmbledhëse janë të ngjashme me testin e pritshëm të provimit të lirimit për klasën e nëntë. Ato përmbajnë deri në 13 ushtrime me alternativa dhe 12 ushtrime me zhvillim. Këto teste ndihmojnë nxënësin gjatë përgatitjes për provimin e lirimit të klasës së nëntë. Për testet gjatë kapitujve është dhënë në fund të librit çelësi i përgjigjeve të sakta. Për testet e përgjithshme janë dhënë çelësat e përgjigjeve të sakta dhe përgjigjet e ushtrimeve me zhvillim.
Me këtë tekst çdo nxënës do të jetë i sigurt se do të fitojë me sukses provimin e lirimit të klasës së nëntë.