Trashëgimia jonë kulturore 10


Kategoria: Libra Shkollor

Lloji: Libër

Lenda: Trashëgimia jonë kulturore

Klasa: Klasa 10

ISBN: 978-99956-18-81-0

Cmimi: 246

Numri i faqeve: 164

Pershkrimi:


Teksti shkollor “Trashëgimia jonë kulturore 10” është një panoramë e gjerë e hyrjes në konceptet bazë të trashëgimisë. Problematika e këtij libri shtrihet që nga parimet bazë të klasifikimit të llojeve të trashëgimisë e deri tek trashëgimia si e tillë. Gjithashtu, teksti njeh të gjithë nxënësit me trashëgiminë tonë kombëtare, si dhe me institucionet e trashëgimisë botërore. Një vend të rëndësishëm zë trajtimi i parimeve dhe bazës ligjore që mbron dhe e konsideron një vepër pjesë të trashëgimisë kombëtare e botërore. Teksti prezanton një material të ngritur mbi baza shkencore dhe kulturore shumë të thella e të gjera. Libri orienton nxënësin drejt vlerësimit të konceptit të trashëgimisë, e pajis atë me njohuritë akademike jo vetëm në sferën e dijes, por zgjeron hapësirat kulturore të tij. Nga pikëpamja pedagogjike, ky tekst shkollor nuk është i prirur vetëm drejt punës në klasë, por orienton zbatimin e dijes teorike drejt mjediseve ku trashëgimia kulturore është e prekshme realisht.