Tobi – Një milimetër e gjysmë guxim

Tobi – Një milimetër e gjysmë guxim

Kategoria: Libra për fëmijë

Lloji: Libër

ISBN: 978-9928-08-421-7

Cmimi: 700

Numri i faqeve: 318

Pershkrimi:

“Në zemër të një bote të vockël, nj? roman i madh aventurash, miqësie dhe dashurie”.

Ilustruar nga François Place

Tobie Lolnes e ka shtatin një milimetër e gjysmë. Prej shekujsh, bashkëkombësit e tij jetojnë në trojet e tyre  në një lis të lartë e të dendur. … Për shkak se i ati i Tobit nuk pranoi të tregonte sekretin e një zbulimi të ri, familja e tyre u internua dhe u burgos.

Teksa rend mes degëve të lisit, duke u fshihur në të çarat e lëvores, Tobi largohet sepse bashkëvendësit e tij po e ndjekin këmba-këmbës për ta kapur.  Tobi ia del të shpëtojë. Por, për sa kohë?

Ky roman është magjepsës, tejet origjinal, i shkruar bukur, me fantazi dhe zbulime befasuese. Megjithëse voluminoz lexohet me një frymë, sepse aventurat e heroit të vockël  janë prekëse dhe me imagjinatë.

Tobi është një hero i vërtetë. Mbajeni mirë mend emrin e tij, sepse tashmë ai bën pjesë në panteonin e personazheve të mirënjohur aventurat e të cilëve mbërthejnë lexuesit e çdo moshe.
Ky roman është përkthyer në 31 gjuhë dhe është vlerësuar me disa çmime mes të cilëve veçojmë çmimin e madh të letërsisë imagjinare, çmimin e madh të lexuesit dhe bibliotekave në Francë.

Autor: Timothée de Fombelle

Përkthyese: Adriana Koxha