Të Mësojmë Gjuhën Shqipe 6

Të Mësojmë Gjuhën Shqipe 6


Kategoria: Libra Shkollor

Lloji: Libër

Lenda: Gjuhë Shqipe

Klasa: Fletore Pune +

ISBN: 978-99956-93-98-5

Cmimi: 400

Numri i faqeve: 118

Pershkrimi:

 

Seria e librave - Të mësojmë gjuhën shqipe 6, 7, 8, 9

Autoret Hyrë Rexha dhe Kreuza Bardhi kanë hartuar një seri tekstesh për nxënësit e arsimit 9-vjeçar, nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë. Nisur nga eksperienca e tyre si mësuese të lëndës së gjuhës shqipe, nga testime të realizuara me nxënësit, rreth aftësive të të shkruarit, autoret kanë hartuar këto tekste për të plotësuar dhe përmirësuar aftësitë e tyre në këtë drejtim.

Autoret janë mbështetur tërësisht në programet mësimore të tekstit të gjuhës shqipe që zbatohen në arsimin 9-vjeçar dhe të miratuara nga MASH dhe nxënësit do të kenë mundësi të përforcojnë njohuritë e marra në gjuhën shqipe pavarësisht se me cilin tekst mësimor mësojnë.

Librat janë të strukturuar në katër kapituj: linja e të lexuarit, e të shkruarit dhe njohuri rreth gjuhës dhe sistemit të saj gramatikor.

Risi e kësaj serie janë esete të cilat janë shtjelluar me struktura se si krijohen dhe modele të të gjitha llojeve të eseve.

Po kështu tekstet përmbajnë teste të niveleve të ndryshme për të realizuar vlerësimin individual.