Supa magjike e dragoit

Supa magjike e dragoit

Kategoria: Libra për fëmijë

Lloji: Libër artistik

ISBN: 978-9928-08-414-9

Cmimi: 700

Pershkrimi:

Tre dragoj të vegjël mësojnë si të hanë shëndetshëm kur takojnë një Dragua kuzhinier me famë, i cili gatuan një supë me perime dhe me një përbërës magjik.

Përrallë në vargje në shqip dhe anglisht shkruar nga Stela Gega- McConaghy dhe Matilda Vangjeli, e ilustruar nga Ledia Kostandini.

Stela Gega-McConaghy është autorja e librit “Supa magjike e dragoit”. Frymëzimi për këtë përrallë erdhi teksa mundohej ta mësonte djalin e saj tre vjeçar të hante perimet. Stela jeton në Massachusetts me bashkëshortin dhe djalin e saj, Mason, dhe kur ajo nuk është duke punuar ata kalojnë kohën sëbashku dhe ngasin biçikleta.

Matilda Vangjeli përktheu dhe përshtati tregimin në gjuhën shqipe. Studimi i gjuhëve të huaja ka qenë një pasion që nga fëmijëria për të. Ajo jeton në Tiranë, dhe në kohën e saj të lirë i pëlqen të udhëtojë dhe të mësojë për kultura të reja.

Stela dhe Matilda janë shoqe fëmijërie, dhe ky botim është një demonstrim i vërtetë i shoqeve që mbështesin njëra-tjetrën, duke i bërë ëndrrat e tyre realitet.