Qytetaria 5


Kategoria: Libra Shkollor

Lloji: Libër

Lenda: Qytetari

Klasa: Klasa 5

ISBN: 978-9928-08-388-3

Cmimi: 307

Numri i faqeve: 60

Pershkrimi:

Autoret e kanë konceptuar librin me katër personazhe dhe njohuritë e reja vijnë përmes situatave që ata tregojnë.

Rubrikat janë ndërtuar në mënyrë të tillë që, t’i lejojnë nxënësit që gjatë një situate

të të nxënit të dialogojnë, të bashkëpunojnë dhe të bashkëveprojnë në grup.

Mësimi është i ndarë në dy faqe: në faqen e parë personazhet tregojnë ndodhi personale në lidhje me

temën e caktuar. Nxënësi përfshihet duke lexuar tregimin dhe u përgjigjet

pyetjeve, ndërsa në faqen e dytë nxënësi ushtrohet për t’u aftësuar rreth njohurive të marra.

Në rubrikën: “Diskutojmë së bashku” që shoqëron çdo situatë mësimore, nxënësit

diskutojnë për personazhet dhe njohuritë që marrin prej tyre dhe, shpeshherë, e vendosin veten në vendin e tyre.

Rubrika “Provo veten” i vë nxënësit në situata që duhet t’i japin zgjidhje,

të gjykojnë mbi zgjidhjen ose të japin një zgjidhje tjetër situatës duke rritur kështu

mendimin kritik dhe krijues.

Rubrika: “Zbulo veten” është ndërtuar si një detyrë ku nxënësi do të njohë në fillim

veten e më pas të tjerët. Kjo rubrikë ka qëllim t’i aftësojë nxënësit drejt një

kompetence, qëndrimi, vlere apo shprehie në bazë të kërkesës dhe të temës së

situatës së të nxënit, të nxisë kërkimin në internet duke bashkëvepruar me më të

rriturit dhe të kryejë detyra në bashkëveprim me shokët.

Shpeshherë mësimet janë shoqëruar me shpjegim të koncepteve të reja, për të cilat

autoret i janë referuar fjalorit shqip, materialeve të ndryshme profesionale dhe shkencore.