Meri Popins

Meri Popins

Kategoria: Libra për fëmijë

Lloji: Libër

ISBN: 978-9928-08-419-4

Cmimi: 1200

Numri i faqeve: 164

Pershkrimi:

Meri Popins është sqimatare, shihet shpesh në pasqyrë, iu dhuron fëmijëve  aventura magjike dhe argëtuese, i zbret shkallët duke rrëshqitur në parmakët e tyre, ndërsa valixhen duket sikur e ka bosh dhe të lehtë, por prej saj dalin llojlloj objektesh me forma të çuditshme.

Meri këmbëngul se të gjitha gjërat magjike ndodhin se ia kërkojnë fëmijët.
Ajo është rreptë dhe e dashur, ndonjëherë edhe e vrazhdë, por njëherësh e aftë të këshillojë të vegjël e të rritur. Kur mendon se e ka përmbyllur misionin e saj largohet pa asnjë lajmërim, me ndryshimin e erës, ashtu sikundër edhe erdhi: duke u mbajtur në  çadrën e saj të bukur me dorezë në formën e krokodilit. Por lë pas një familje të lumtur.

Kjo është Meri Popins dadoja më e famshme e të gjitha kohërave, fryt i fantazisë së shkrimtares australiane Pamela Travers, që ka shkruar tetë libra për fëmijë, dy prej të cilëve janë bërë filma nga kompania e famshme Disney.

Përktheu: Margalina Sina